Shtypen protestat në Kubë, SHBA-të kritikojnë regjimin
Kontingjente të shumta të policisë patrulluan kryeqytetin e Kubës, Havana, pas protestave të mëdha kundër fundit të rezervave ushqimore dhe çmimeve të larta në kohë pandemie.
Presidenti i Kubës deklaroi se manifestimet ishin organizuar nga komuniteti kuban në Amerikë përmes rrjeteve sociale.
Ndërkohë, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken deklaroi se protestuesit po kërkonin të drejtat bazë.
“Në shumë raste, protestuesit paqësorë u përballën me represion dhe dhunë. Administrata Biden-Harris qëndron pranë popullit kuban dhe popujve të tjerë në të gjithë botën që kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre dhe që presin që qeveritë t’i dëgjojnë dhe jo t’u mbyllin gojën”, u shpreh Antony Blinken.
Protestat në Kubë shënuan pakënaqësinë më të madhe ndaj qeverisë në vendin e kontrolluar rreptësisht nga regjimi.
Autoritetet duken të vendosura t’i ndalojnë demonstratat. Kështu, disa dhjetëra protestues u arrestuan dhe u burgosën, ndërsa shërbimet e internetit thuhet se u ndërprenë për të penguar manifestuesit që të komunikonin me njëri-tjetrin.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta