Greqia vendos masa të reja, bie numri i vizitorëve

14 Korrik 2021 | 21:52

Në mes të korrikut, në qendrën historike të Athinës rrugët dikur ishin plot me turistë, por tani vetëm një grusht vizitorësh sillen përreth. Pritshmëritë e mëhershme për një kthim dinamik të turizmit nuk janë përmbushur.

“Gjërat ndryshojnë në bazë të ditëve. Nga njëra anë ka lajme të mira, si për shembull udhëtimet e britanikëve drejt vendeve të sigurta. Nga ana tjetër janë rastet në rritje të infektimit në Greqi dhe ne i druhemi një bllokade tjetër. Ky nuk është një vit i mirë. Hotelet do ta kenë të vështirë të kapin shifrat e vitit të kaluar”, Evgenios Vassilikos, president i Shoqatës Hoteliere të Athinës.

Një numër faktorësh po i mbajnë larg turistët. Kryesori është pasiguria për atë se çfarë mund të ndodhë në vendin destinacion.

Masat aplikohen për restorantet, klubet dhe kafenetë. Kamarieri Christos Batsoulis sqaron se si funksionojnë ato.

“Kemi shkarkuar këtë aplikacion nga faqja e ministrisë. Duke klikuar këtu, në opsionin e skanerit, mund të bëni një foto të kodit QR të klientit dhe ta kontrolloni. Nëse ata janë të vaksinuar, ajo bëhet jeshile. Masa është për të gjithë, grekë dhe turistë. Askush s’mund të hyjë brenda nëse nuk është tërësisht i vaksinuar”, tha Christos Batsoulis.

Ekspertët e turizmit thonë se vaksinimi është jetik për këtë sezon. Greqia ka pasur një fillim të mbarë, por shifrat së fundmi kanë rënë.

“Po bëjmë gjithçka që kemi në dorë. Të gjitha subjektet turistike këtu në Kretë kanë ndjekur kurse për mënyrën e përballjes me pandeminë, të organizuara nga Universiteti i Mjekësisë. Aktualisht po përpiqemi të intensifikojmë vaksinimet për të gjithë qytetarët tanë”, thotë Michalis Vlatakis, president i Agjencive të Udhëtimit në Kretë.

Ministria greke e Turizmit mohon zërat se turistët e mbërritur në javët e fundit kanë kontribuuar në rritjen e rasteve me COVID.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026