5 milionë euro dëm financiar nga tenderët gjatë vitit 2020
5 milionë euro llogaritet dëmi financiar i shkaktuar nga abuzimet me tenderët në vitin 2020. Raport-auditimi i kryer nga Ministria e Financave gjen se sistemi i prokurimit publik është ndër fushat më problematike, që shkaktoi gjysmën e dëmit financiar në institucionet publike.
Qeveria në auditimin e saj të brendshëm ka identifikuar 9238 shkelje dhe devijime në sistemin e prokurimit publik, abuzime këto që kanë ardhur nga keq llogaritjet në fondin limit të tenderëve, favorizime të disa operatorëve ekonomikë dhe ndryshim të kritereve në kontrata.
Po ashtu, në disa raste ka munguar argumenti për sasinë e mallrave a shërbimeve që shkojnë për institucionet, duke lënë shkas për blerje të jashtë nevojave që ato kanë. Me sistemin e pikëzimit, që ministria ka ngritur për të matur performancën, sistemi i prokurimeve ka marrë 1.8 pikë nga 4 pikë të mundshme, po aq sa në vitin 2019.
Ndërkaq, raporti tregon se dëmi i përgjithshëm ekonomik arrin në 10 milionë euro, dhe pas tenderëve peshën më të madhe të humbjeve e mbajnë abuzimet në sistemin e taksave, doganave dhe tatimeve me 3.9 milionë euro, ndjekur nga pagat, shpërblimet, koncesionet dhe administrimi i pronave.
Eksperti i ekonomisë, Hazmi Stringa gjatë një interviste për Euronews Albania thotë se situata është akoma edhe më shqetësuese pasi niveli prej 5 milionë euro që identifikohet si problem është relativisht e voglën në krahasim me problematikët e madhe që prokurimet publike mbartin në vetvete.
LEXONI GJITHASHTU:
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta