Gazetari holandez humb jetën nga plagët e marra gjatë atentatit

15 Korrik 2021 | 14:49

Gazetari holandez Peter De Vries, i cili në 6 korrik u qëllua me armë zjarri në Amsterdam, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra. Lajmin e bëri me dije familja e gazetarit të kronikës.

64-vjeçari u qëllua në kokë në një rrugë të Amsterdamit pasditen e së martës.

Policia holandeze deklaroi të mërkurën se dy persona u arrestuan pak momente pas atentatit, njëri prej të cilëve rezulton shtetas polak i cili është mbajtur në qeli, ndërsa një i tretë është liruar.

Motivet dhe porositësit e sulmit të armatosur janë ende të paqarta, por De Vries mbulonte çështje që lidhen me krimin e organizuar andaj ka pasur reagime të shumta dhe thirrje për të bërë më shumë për mbrojtjen e gazetarëve.

Gazetari është i mirënjohur në Holandë pasi gjatë periudhës 1995-2012 ka drejtuar një emision hulumtues përmes së cilit mundohej të hidhte dritë mbi krimin e organizuar.

Në vitin 2008 ai fitoi çmim Emmy Award për dokumentarët e realizuar mbi zhdukjen e një adoleshenti amerikan në Karaibe.

De Vries njihet gjithashtu për hulumtimin e tij në rastin e pengmarrjes së sipërmarrësit Freddy Heineken në vitin 1983.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026