Disiplinimi i gjykatësve polakë në mospërputhje me ligjet e BE, deklaron Gjykata Europiane
Gjykata Europiane e Drejtësisë ka deklaruar se dhoma disiplinore kundër gjykatësve polak nuk garanton paanshmërinë dhe pavarësinë e gjyqësorit si dhe është në mospërputhje me ligjet e BE.
Ka qenë Komisioni Europian që e ka dërguar çështjen në gjykatë me pretendimin se Polonia po bën hapa pas në sundimin e ligjit.
Verdikti është zhvillimi më i fundit në një konflikt që vijon prej 6 vitesh. Të mërkurën, Gjykata Kushtetuese e Polonisë tha se një urdhër i mëparshëm i Gjykatës Europiane për të pezulluar dhomën disiplinore bie ndesh me ligjet e vendit, ndaj kërkoi mos-aplikimin e tij.
Gjykata europiane me seli në Luksemburg tha se trupa disiplinore e ngritur nga Gjykata Supreme polake “nuk garanton paanshmëri dhe pavarësi, e veçanërisht, nuk mbron nga ndikimet e drejtpërdrejta ose jo të legjislaturës dhe ekzekutivit polak”.
#ECJ : The disciplinary regime for judges in #Poland is not compatible with #EUlaw #RuleOfLaw
👉https://t.co/ATb3CgbPxg pic.twitter.com/o2jDg9E93W— EU Court of Justice (@EUCourtPress) July 15, 2021
Dhoma disiplinore u krijua si pjesë e një sërë reformash të diskutueshme që u ndërmorën në Poloni.
Por, shumë kritikë janë të shqetësuar se qeveria do e përdorë atë për të hetuar e dënuar gjykatësit për verdiktet e tyre, duke i dhënë kështu qeverisë polake më shumë kontroll mbi gjyqësorin.
Polonia e ka dënuar gjerësisht vendimin e BE duke e cilësuar si “të motivuar politikisht”.
Zëdhënësi i qeverisë polake Piotr Muller u shpreh në një prej mediave vendase se gjykata “po përpiqet që të marrë përsipër kompetencat e vendeve anëtare” për sa i përket çështjeve të gjyqësorit.
Ish-shefi i BE dhe tashmë kreu i opozitës polake ka akuzuar qeverinë aktuale se po “braktis BE”.
Nëse Polonia nuk aplikon vendimin e Gjykatës Europiane të Drejtësisë mund të përballet me gjoba të majme.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta