“Amnesty International” kritikon Evropën për shkeljen e të drejtave të emigrantëve

15 Korrik 2021 | 19:58

Organizata Amnesty International ka dënuar ato që i ka quajtur “shkeljet e tmerrshme” të të drejtave të emigrantëve të kthyer në Libi, përmes bashkëpunimit me shtetet evropiane.

Grupi i të drejtave të njeriut deklaroi të enjten se prova të reja kanë dalë mbi shkeljet në fjalë, përfshi dhunën seksuale që është ushtruar ndaj grave dhe fëmijëve, të lokalizuar fillimisht në Mesdhe dhe më pas të kthyer në vendin afrikan.

Në raportin e saj prej 50 faqesh, Amnesty dënoi bashkëpunimin e vazhdueshëm të shteteve evropiane me autoritetet, në Libinë e gërryer nga lufta.

Në fund të vitit 2020, Drejtoria Libiane për Luftimin e Emigracionit Ilegal legjitimoi abuzimet, sipas Amnesty International, duke marrë nën kontroll dy qendra burgimi, të kontrolluara nga grupe të armatosura, nga të cilat janë zhdukur qindra refugjatë.

Një nga këto qendra, organizata tha se ndodhet në një nga zonat kryesore të Tripolit.

Papa Françesku dhe sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres kanë bërë thirrje për mbylljen e tyre.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026