Rriten të ardhurat në krahasim me 2020, 39 mld lekë më shumë në buxhetin e shtetit

16 Korrik 2021 | 10:09

Për gjashtëmujorin e këtij viti në arkat e shtetit janë mbledhur 39 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Periudha janar-qershor tregon se ekonomia shqiptare po e hedh pas krizën e pandemisë në vitin 2020.

Tabelat fiskale të Ministrisë së Financave evidentojnë se të ardhurat u rritën në masën 234 miliardë ose 104 % të planit të 6-mujorit, ku kontribut të madh kanë shënuar të ardhurat doganore dhe tatimore.

Nga ana tjetër, qeveria shpenzoi në pjesën e parë të vitit, 263 miliardë lekë, ose 30 miliardë lekë më shumë se vitin e kaluar.

Indeksimi i pensioneve, rritja e pagave të mjekëve e mësuesve si dhe investimet, janë zërat kryesorë që udhëhoqën rritjen e shpenzimeve.

Por, gjatë vitit 2020, dëmi financiar i shkaktuar nga abuzimet me tenderët, ka qenë 5 milionë euro.

Bazuar në raport-auditimin e kryer nga Ministria e Financave, sistemi i Prokurimit Publik është ndër fushat më problematike, që shkaktoi gjysmën e dëmit financiar në institucionet publike.

Ndërkaq, raporti tregon se dëmi i përgjithshëm ekonomik arrin në 10 milionë euro, dhe pas tenderëve peshën më të madhe të humbjeve e mbajnë abuzimet në sistemin e taksave, doganave dhe tatimeve me 3.9 milionë euro, ndjekur nga pagat, shpërblimet, koncesionet dhe administrimi i pronave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026