Masat e reja në Greqi, ambientet e argëtimit duhet të tregojnë nivelin e sigurisë nga COVID-19

16 Korrik 2021 | 12:05

Të gjitha ambientet si hoteleritë, restorante, bare, kinema dhe teatro duhet të jenë të pajisura me një tabelë hyrëse që tregon nivelin e tyre të sigurisë ndaj coronavirusit. Ndërsa siç kanë deklaruar zyrtarë të qeverisë, kontrollet do të jenë intensive për të siguruar respektimin e masave.

Rregullat e reja të shëndetit publik hyjnë në fuqi sot në të gjithë Greqinë.

Shenjat zyrtare do të tregojnë nëse ambienti është një zonë e lirë nga COVID-19, që do të thotë se u shërben vetëm klientëve të cilët kanë një certifikatë zyrtare të imunitetit të plotë.

Një tjetër, shenja portokalli dhe blu tregon nëse është një “hapësirë e përzier” dhe në këtë mënyrë mund të pranojë individë të pavaksinuar, por me një test PCR negativ ose test të shpejtë të kryer respektivisht brenda 72 ose 48 orëve të fundit dhe duhet të dëshmojnë nëse ka një “personel plotësisht të vaksinuar”. Ky faktor tregohet me imazhin e një shiringe dhe një shenjë të gjelbër.

Rregullat e reja janë krijuar për të dhënë më shumë liri për njerëzit që janë vaksinuar kundër COVID-19 dhe inkurajojnë të tjerët të vaksinohen, ndërsa lejojnë gjithashtu pronarë dhe menaxherë biznesi në industritë e ushqimit dhe pijeve, në sektorë të lidhur me turizmin dhe në zona të tjera të kohës së lirë dhe argëtimit, për të zgjedhur opsionin e zonës së lirë pa COVID-19.

Nga 16 korriku deri më 31 gusht, ambientet e mbyllura të argëtimit (restorante, kinema, teatro) mund të funksionojnë vetëm si zona të lira dhe mund të përdorin 85% të kapacitetit të tyre.

Bizneset që shkelin rregullat do të përballen me sanksione.

Vendosja e këtyre kufizimeve është ndërmarrë pas rritjes së rasteve të të infektuarve në shtetin fqinj, e kryesisht të shqetësuar nga varianti Delta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026