Incident para vizitës së Erdogan në Qipro, anija patrulluese turke sulmon anijen qipriote
Të premten një anije e rojës bregdetare qipriote u sulmua nga një anije patrulluese turke në bregun verior të ishullit të ndarë etnikisht. Incidenti vjen pak ditë para vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan në ishullin e ndarë etnikisht.
Sipas mediave lokale, anija turke përdori manovra të rrezikshme duke detyruar anijen qipriote të largohej nga zona duke u ankoruar në portin “Kato Pirgos”.
Sipas mediave greke, anija patrulluese (motovedeta) turke qëlloi në shenjë paralajmërimi ndaj anijes qipriote, fakt ky i konfirmuar edhe nga autoritetet vendase.
“Ky është një incident i shkaktuar nga pala turke që konfirmon edhe një herë qasjen agresive të treguar kohët e fundit. Anija qipriote po patrullonte zonën për emigrantë të mundshëm dhe sigurisht sjellja e motovedetës turke ngre dyshime mbi motivet e tyre që i shtynë të bëjnë një veprim të tillë“, u shpreh Marios Pelekanos, zëdhënës i qeverisë së Qipros.
Autoritetet qipriote deklaruan se kanë nisur mbledhjen e provave për të raportuar edhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Aktualisht ekziston një atmosferë e tensionuar në Qipro, për shkak edhe të vizitës së Erdogan ditën e hënë, në zonën turke të ishullit. Data 20 korrik është përvjetori i pushtimit turk në Qipro, çka e bën jo të rastësishme vizitën e presidentit turk.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta