Sundimi i ligjit, KE ultimatum Polonisë: Ndërroni kurs, ndryshe sanksione
Komisioni Evropian i dha të martën Polonisë afat deri më 16 gusht për të zbatuar vendimin e Gjykatës Evropiane të Drejtësisë, i marrë javën e kaluar e që thoshte se sistemi polak për ndëshkimin e gjyqtarëve shkel ligjet e BE-së dhe duhet të anulohet.
Nëse Polonia nuk vepron, atëherë Komisioni do t’i kërkojë Gjykatës Evropiane që të vendosë sanksione financiare ndaj Varshavës.
“Ne i kemi kërkuar Polonisë që t’i konfirmojë Komisionit që do të veprojë tërësisht në përputhje me urdhrin e gjykatës. Polonia duhet të na informojë mbi masat që do të marrë lidhur me këtë çështje brenda datës 16 gusht. Në rast dështimi, Komisioni do t’i kërkojë Gjykatës Evropiane të Drejtësisë që të vendosë sanksione financiare ndaj vendit”, thotë Vera Jourova, zëvendëspresidente e KE-së.
Komisioni listoi gjithashtu një seri shqetësimesh për sundimin e ligjit në Poloni dhe Hungari, në një raport të publikuar të martën, që mund të ndihmojë në marrjen e vendimit nëse dy vendet do të marrin miliarda euro fonde të BE-së për t’u rikuperuar nga pasojat e pandemisë së coronavirusit.
Komisioni akuzon Poloninë dhe Hungarinë se po minojnë pluralizmin mediatik dhe pavarësinë e gjyqësorit. Dy vendet janë të vetmet në bllokun prej 27 anëtarësh që ndodhen nën hetim nga Unioni për këto veprime.
Krahu ekzekutiv i BE-së ka vonuar aprovimin e fondit prej 7.2 miliardë eurosh për Hungarinë, në përpjekje për të detyruar qeverinë e kryeministrit Orban të ndërrojë kurs, si dhe nuk ka dhënë dritën e gjelbër për 23 miliardë euro në formë grantesh dhe 34 miliardë të tjera në formë huaje të butë për Poloninë.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta