Orban lajmëron referendum për ligjin anti-LGBTI në Hungari
Kryeministri hungarez Viktor Orban ka deklaruar se qeveria e tij do të mbajë një referendum për ligjin polemik, që është konsideruar nga shumë shtete të BE si anti-LGBTI dhe diskriminues.
Ky njoftim erdhi përmes vetë Orban në faqen e tij zyrtare në Facebook.
Ligji, i cili zyrtarisht është quajtur si “Akti për Mbrojtjen e Fëmijëve”, ka për qëllim ruajtjen dhe mirëqenien e të miturve si dhe luftën kundër pedofilisë, megjithatë ai është kritikuar nga shumë shtete anëtare dhe ligjvënës evropianë se është diskriminues ndaj komunitetit.
Bashkimi Evropian ka njoftuar se tashmë ka nisur procedurat ligjore kundër Hungarisë.
Në ligjin e prezantuar nga qeveria e kryeministrit Orban thuhet se në vend do të ndalohet shfaqja e homoseksualitetit ose elemente të ndryshimit të gjinisë në përmbajtjen e materialeve dhe teksteve shkollore, apo në programet televizive për fëmijë.
Komisioni Evropian ka deklaruar se ky ligj shkel dinjitetin njerëzor, lirinë e shprehjes dhe informimit, të drejtën për respektimin e jetës private si dhe të drejtën për mos-diskriminim.
Për një procedurë të tillë, hapi i parë është dërgimi i një njoftimi zyrtar ndaj shtetit që akuzohet se ka cenuar parimet e BE.
Komisioni Evropian i ka dhënë qeverisë hungareze dy muaj kohë për t’u përgjigjur. Nëse reagimi nuk do të jetë i pëlqyeshëm apo nuk do të vihet në praktikë, atëherë Brukseli do të nisë një opinion: një kërkesë për t’i përputhur ligjet me ato të unionit. Nëse Hungaria refuzon të bashkëpunojë, çështja mund të shkojë në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Luksemburg.
Qeveria hungareze këmbëngul se ligji nuk diskriminon asnjë komunitet në veçanti dhe se qëllimi i tij i vetëm është mbrojtja e fëmijëve.
Lexoni gjithashtu:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta