83% e të infektuarve në SHBA janë me variantin Delta
Zyrtarët e Shëndetësisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar se varianti Delta i koronavirusit vazhdon të përhapet dhe përbën rreth 83% të rasteve me COVID-19 në vend.
Kjo është një rritje dramatike krahasuar me 3 javë më parë, kur varianti Delta përbënte rreth 50% të rasteve.
Ekspertet amerikanë kanë njoftuar se mjeti më i mirë për ta luftuar këtë variant, është vaksinimi.
Vdekjet nga COVID-19 në SHBA kanë qenë mesatarisht 239 në ditë gjatë javës së kaluar, por çdo ditë po rritet numri i tyre.
Gjithashtu prej përhapjes së variantit Delta dhe rritjes së rasteve, Departamenti Amerikan i Shtetit po u bën thirrje amerikanëve të mos udhëtojnë në Britani të Madhe.
Sidoqoftë, ata që vendosin të udhëtojnë duhet të sigurohen që janë vaksinuar.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta