Suedia ashpërson ligjin për emigracionin, vështirësohet qëndrimi i përhershëm

21 Korrik 2021 | 14:35

Ligji i ri suedez i migracionit, i cili ka hyrë në fuqi, e bën më të vështirë qëndrimin e përhershëm për refugjatët dhe vizitorët.

Ligji u miratua nga parlamenti suedez muajin e kaluar. Ai zëvendëson legjislacionin e përkohshëm që u miratua pesë vjet më parë në një përpjekje për të ulur numrin rekord të kërkesave për azil.

Para ndryshimeve në vitin 2016, që nga viti 1984, vendi skandinav gjithmonë si rregull lëshonte leje qëndrimi të përhershme për refugjatët dhe azilkërkuesit.

Por, rregullat e reja, të paraqitura nga qeveria në fund të prillit, e kthejnë këtë normë.

Ligji për të marrë një leje qëndrimi të përhershme gjithashtu paraqet mundësinë e testeve të gjuhës suedeze dhe njohurive qytetare për këdo që dëshiron të qëndrojë në vend për më gjatë, detajet e plota të të cilave do të përcaktohen në një proces të veçantë.

Ministri i Drejtësisë dhe Migracionit, Morgan Johansson e quajti votimin “një sukses të madh”, por disa grupe të të drejtave kanë shprehur alarmin mbi politika më kufizuese.

Ndryshimet legjislative prekin gjithashtu cilindo që shkon në Suedi me një vizë pune, studentore ose familjare që kërkon qëndrim të përhershëm.

Të ardhurit e rinj tani duhet të jetojnë në vend për të paktën tre vjet para se të konsiderohen për qëndrim të përhershëm.

Personat që lëvizin në Suedi për t’u bashkuar me një anëtar të familjes automatikisht do të marrin vetëm leje të përkohshme për të qëndruar.

Ata gjithashtu duhet të provojnë se mund të mbajnë veten duke përmbushur një prag të ardhurash prej rreth 809 euro në muaj.

Përjashtimi i vetëm nga ky rregull është për shtetasit suedezë të BE-së ose zviceranët që duan të marrin bashkëshortin ose bashkëshorten e tyre për të jetuar me ta.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026