Macron në listën e zyrtarëve të përgjuar nga programi ‘Pegasus’
Aktivistë, gazetarë dhe politikanë janë mes personave që dyshohet se janë shënjestruar nga një program spiunazhi i prodhuar nga një firmë private izraelite.
Në listë janë numrat e telefonit të 50 mijë personave që besohet se janë bërë objektiv i kompanisë NSO Group, që prej vitit 2016.
Software-i i programit, i quajtur “Pegasus” infekton ‘iPhone-t’ dhe pajisjet Android, duke u mundësuar operatorëve të nxjerrin mesazhe, foto, email-e, të regjistrojnë telefonata, si dhe të aktivizojnë fshehurazi mikrofonat dhe kamerat.
Nga ana e tij, grupi NSO mohon çdo akuzë. Ai thotë se programi i tij përdoret për të gjurmuar kriminelët dhe terroristët dhe është në dispozicion vetëm të ushtrisë, policisë dhe agjencive të inteligjencës të vendeve ku respektohen të drejtat e njeriut.
Presidenti francez, Emmanuel Macron është një nga liderët e shumtë botërorë që janë bërë objekt i sulmeve kibernetike në telefonat e tyre përmes programeve të spiunazhit.
Gazeta franceze “Le Monde” raportoi së fundmi se shërbimet marokene të inteligjencës kishin identifikuar një telefon që Macron e përdorte që prej vitit 2017.
Nga ana e saj, qeveria e Marokut ka mohuar që të ketë qenë kliente e kompanisë prodhuese të programit “Pegasus”.
Të jesh në listën e 50 mijë personave nuk do të thotë se programi është përdorur, por do të thotë se një person është shënjestër potenciale.
Sidoqoftë, ende nuk është e qartë nëse software-i ishte instaluar në telefonin e presidentit francez. Në listë ndodhen emrat e 600 zyrtarëve qeveritarë dhe politikanëve nga 34 vende të botës.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta