Britania e Madhe dhe Franca bashkojnë forcat kundër emigracionit ilegal

22 Korrik 2021 | 08:29

Britania e Madhe dhe Franca kanë rënë dakord të angazhojnë më shumë forca policore dhe të investojnë në teknologjinë zbuluese në bregun francez, në përpjekje për të ndalur varkat me emigrantë ilegalë nga brigjet britanike.

Konkretisht, Britania e Madhe do të ndihmojë në financimin e masave që do të aplikohen, përfshirë financimin e më shumë strehëve për emigrantët në Francë, si dhe investimin e 62.7 milionë eurove mes viteve 2021-2022.

Marrëveshja u arrit pas një takimi mes ministrit të Brendshëm francez, Gerald Darmanin dhe homologes britanike, Priti Patel.

Nga ana e saj, Franca do të dyfishojë numrin e forcave policore në bregun verior, mes qyteteve Boulogne dhe Dunkirk, si dhe përreth portit Dieppe, duke përforcuar patrullat ajrore që përpiqen të lokalizojnë varkat e vogla që synojnë të kalojnë kanalin.

Shumica e masave parashikohet të aplikohen në anën franceze për të parandaluar nisjen e varkave dhe Parisi zyrtar ka deklaruar se që prej vitit të kaluar ka lokalizuar një seri gomonesh që në total transportonin mbi 7.500 persona.

Të hënën, më 19 korrik të paktën 430 emigrantë kaluan Kanalin Anglez drejt Mbretërisë së Bashkuar, përfshirë gra dhe fëmijë, duke shënuar një rekord për një ditë të vetme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026