Von der Leyen i pret shpresat Britanisë: Nuk do rinegociojmë mbi protokollin e Irlandës së Veriut
Irlanda e Veriut vazhdon të jetë pjesë e Bashkimit Evropian, sipas kushteve të protokollit të negociuar kur Britania u nda nga BE-ja.
Pavarësisht kërkesave të Britanisë së Madhe, BE-ja nuk do të rinegociojë mbi Protokollin e Irlandës së Veriut.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se ka marrë një telefonatë të kryeministrit britanik Boris Johnson, i cili i paraqiste variantin e Mbretërisë së Bashkuar për protokollin e Irlandës së Veriut në marrëveshjen e Brexit.
Por Von der Leyen ka përsëritur qëndrimin e njohur të Brukselit lidhur me këtë çështje, duke thënë se Bashkimi Evropian do të vijojë të jetë kreativ dhe fleksibël, por nuk do ta rinegociojë protokollin.
“Duhet të garantojmë së bashku stabilitet dhe parashikueshmëri në Irlandën e Veriut”, ka deklaruar Von der Leyen përmes zëdhënëses së saj.
Protokolli i Irlandës së Veriut përfshin edhe kontrollet mbi transportin e mallrave që mbërrijnë në provincën britanike nga Mbretëria e Bashkua.
LEXONI GJITHASHTU:
- BE thotë se tensionet me Mbretërinë e Bashkuar rrjedhin nga Brexit, jo nga protokolli i Irlandës së Veriut
- Mblidhet sërish parlamenti i Irlandës së Veriut pas ngërçit 3-vjeçar
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta