Venecia shmang vendosjen në listën e UNESCO të trashëgimive në rrezik
Venecia ia ka dalë të mos vendoset në listën e UNESCO të trashëgimeve botërore të rrezikuara.
Vendimi i para një muaji për të ndaluar ardhjen e anijeve të mëdha në lagunën e Venecias mendohet se ishte një faktor kyç për vendimin.
Megjithatë, agjencia e Kombeve të Bashkuara i ka kërkuar Italisë që të përpilojë një raport mbi mënyrën sesi Venecia po mbrohet nga turizmi masiv.
“Tani, duhet të kujdesemi që të mbajmë vëmendjen e botës tek Venecia dhe është detyrë e gjithsecilit që të mbrojë lagunën dhe identifikojë rrugë për zhvillimin e qëndrueshëm për këtë realitet unik”, u shpreh Dario Franceschini, ministri italian i Kulturës.
Por, grupet joqeveritarë që vrojtojnë procesin thonë se ndalimi i anijeve të mëdha është vetëm një prej çështjeve që i kanosen Venecias, ku ndër të tjera janë turizmi masiv, menaxhimi i burimeve kulturore dhe natyrale, si dhe kontrolli i zhvillimit urban.
Piku i turizmit masiv në Venecia ishte në 2019 me plot 25 milionë vizitorë, ndërsa qyteti prej rreth 50 mijë banorësh humbet rreth 1 mijë vendas në vit.
LEXONI GJITHASHTU
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta