Më 6 gusht hyjnë në fuqi masat e reja anti-COVID në Itali
Duke nisur nga 6 gushti italianët duhet të jenë të pajisur me një pasaportë jeshile që vërteton se janë vaksinuar kundër COVID-19. Vetëm në këtë mënyrë ata lejohen të futen në bare, restorante, muze, teatro apo palestra.
Do të lejohen edhe ata që vërtetojnë se kanë marrë dozën e parë të vaksinës, janë shëruar ose kanë një test negativ në 48 orët e fundit. Qeveria shpreson se një masë e tillë do të nxisë procesin e vaksinimit.
Pavarësisht kundërshtive nga opozita, kryeministri Draghi shprehet se apeli për mos-vaksinim është një thirrje drejt vdekjes.
”Shtetet e tjera evropiane kanë nivele më të larta të të infektuarve. Por, ne kemi mësuar se nëse nuk reagojmë tani, rritja e të infektuarve do të na prek edhe ne. Nëse nuk marrim masa, në Itali do të ndodh ajo çka po ndodh në Francë, Angli apo Spanjë”, u shpreh Draghi.
Në Francë qytetarët besojnë se këto masa cenojnë liritë e tyre. Më shumë se 200 francezë protestuan kundër pasaportave të shëndetit, ndërsa deputetët diskutojnë për projekt-ligjin për krizën shëndetësore.
Ndërsa në Austri janë lehtësuar disa kufizime. Në dyqane mund të futesh pa maska, të cilat janë të detyrueshme vetëm në farmaci apo vende më të mëdha. Maska është e detyrueshme vetëm në Vjenë ku varianti Delta vijon të jetë shumë aktiv.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta