Baret në Los Angeles nuk do t’u shërbejnë të pavaksinuarve, ose klientëve pa test negativ

23 Korrik 2021 | 11:58

Disa bare në Los Angeles kanë vendosur të lejojnë hyrjen vetëm për klientët që mund të dëshmojnë se janë vaksinuar ose janë testuar negativisht për COVID-19.

Këto bare  kanë vendosur  tabela në dyert e tyre, duke njoftuar klientët se duhet të tregojnë prova fizike ose digjitale të vaksinimit ose testimit të fundit së bashku me ID e tyre.

Baristja në këtë bar, Jennifer Barrick tregon se shëndeti vjen mbi të gjitha, ndaj duhej gjetur një zgjidhje që të mbroheshin të gjithë.

“Ky është një komunitet dhe ne kujdesemi për klientët tanë, ne kujdesemi për stafin tonë dhe e morëm këtë masë për arsye sigurie dhe ka kaq shumë mesazhe të përziera që vijnë nga qeveria dhe departamentet shëndetësore. Ndaj  shefat tanë menduan se kishin nevojë  të vepronin për të mbrojtur të gjithë “, u shpreh Jennifer Barrick.

Kur u pyet nëse klientët largoheshin kur shihnin tabelën, ajo u përgjigj

“E dini çfarë? Nëse ata largohen, atëherë lamtumirë! Ka bare të tjera për të shkuar. Unë thjesht mendoj se  duhet të bëjmë pjesën tonë të mbajmë Kaliforninë të sigurt, sepse nuk mund të qëndrojmë sërish 15 muaj të tjerë të mbyllur shoqëruar me papunësi, stresin, vështirësitë financiare dhe emocionale që erdhën pandeminë “, tha Barrick.

Por jo të gjithë i mirëpresin masat të tilla dhe ndihen të përjashtuar apo të kufizuar nga liritë e tyre. Nga 17 korriku për shkak të rritjes së të infektuarve në Los Angeles maska u bë sërish e detyrueshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026