Cilat qytete evropiane kanë ajrin më të ndotur?

23 Korrik 2021 | 12:34

Shtete si Polonia apo Italia thuhet se kanë disa nga qytetet evropiane me cilësinë më të ulët të ajrit.

EEA (Agjencia Evropiane e Mjedisit) publikoi studimin e fundit mbi ndotjen e ajrit duke ritheksuar se vazhdon të mbetet një rrezik i lartë për shëndetin dhe shkak për vdekjet e parakohshme.

Vitin e shkuar, 417.000 qytetarë nga 41 shtete evropiane humbën jetën para kohe si pasojë e ajrit të ndotur në vitin 2018 – 60,000 më pak se një dekadë më parë, por sërish shifra sipas agjencisë është shumë e lartë.

Grimcat në ajër janë një nga ndotësit me ndikimin më të keq në shëndet për sa i përket sëmundjeve që sjellin vdekje të parakohshme.

Pamje nga Brescia, Itali. Pamje. © Ferdinando Ferrazzi

Një Direktivë Evropiane e ka vendosur maksimumin e tolerueshëm të përqendrimit të grimcave në ajër në 25 µg/m3, ndërsa Organizata Botërore e Shëndetësisë ka rregulla më të ashpra duke e vendosur maksimumin në 10 mikrogramë për metër kub.

Qyteti evropian me cilësinë më të mirë të ajrit gjatë këtyre dy viteve të fundit thuhet të jetë Umea Suedi, ku përqendrimi i grimcave në ajër është rreth 3.7 µg/m3. Ai ndiqet nga Tampere Finlandë (3.8 µg/m3) dhe Funchal Portugali (3.8 µg/m3).

Pjesë e 10-çes më të mirë janë:

  • Uppsala dhe Stokholmi në Suedi;
  • Tallin, Narva dhe Tatu në Estoni;
  • Bergen dhe Trondheim në Norvegji;
  • Salamanka në Spanjë.
Pamje nga Funchal, Portugali. © Filipe Gomes

Qyteti me ajrin më të ndotur u shpall Nowy SaczPoloni, me një përqendrim grimcash prej 27.3 µg/m3. Pjesë e treshes më të ndotur janë edhe CremonaItali dhe Slavonski BrodKroaci.

Lista e 10-çes më të ndotur vazhdon me:

  • 4 qytete të tjera polake (Zgierz, Piotrkow Trybunalsi, Zory and Krakow);
  • 3 qytete të tjera italiane (Vicenza, Breshia, Pavia);
  • si dhe qytetin bullgar
Pamje nga Krakaw, Poloni. © Severiunus Dewantara

Vitet e fundit, Brukseli i ka çuar shtetet anëtare të BE-së në gjyq si pasojë e ndotjes së lartë të ajrit. Në nëntor, Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi se Italia ka shkelur direktivat e BE-së në mënyrë “sistematike dhe të vazhduar”.

Komisioni Evropian gjithashtu ka referuar edhe Poloninë dhe Francën për shqyrtim në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë (ECJ).

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026