Qeveria pajton firmën Dechert për borxhin 500 mln euro

23 Korrik 2021 | 19:19

Qeveria ka përzgjedhur firmën që do të sigurojë shërbimin e konsulencës ligjore për emetimin e Eurobond-it të pestë. Ministria e Financave njofton se Dechert LLP është konsulenti ligjor që ka bërë ofertën më të mirë ekonomike, ndërsa nuk liston firma të tjera që kanë bërë propozime.

Dechert do të duhet të sigurojë kushte të favorshme dhe interesa të ulëta për borxhin, ndërsa në këmbim do të marrë rreth 185 mijë euro. Në dokument thuhet se firma ka ekspertizë në ligjin anglez dhe ligjin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për letrat me vlerë, kriter ky që ishte vendosur nga qeveria shqiptare.

Dechert është një kompani juridike ndërkombëtare e themeluar në Filadelfia. Ajo ka trajtuar çështje gjyqësore komplekse dhe konsulencë për shërbime financiare në 23 shtete. Ndërkaq, për të përmbushur edhe hallkën e dytë, ministria ka hapur propozimet për të gjetur bankat menaxhuese që do të udhëheqin procesin e emetimit të Eurobondit.

Qeveria njoftoi në mes të qershorit se do të kërkojë 500 milionë euro borxh në tregjet e kapitalit, me synimin për të shlyer eurobondin paraardhës dhe për të mbuluar një pjesë të nevojave për financim të buxhetit të shtetit.

Shqipëria ka dalë 4 herë në tregjet e kapitalit, që nga viti 2010 kur mori borxh me normë interesi 7.5 % deri në vitin 2020 kur mori 650 milionë euro me interes 3.5 %.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Fluksi i lartë i të huajve që po vijnë në Shqipëri, të nxitur nga çmimet e lira të akomodimit, po çon në një shtrenjtim të...
14:50 | 03/06/2026

Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81.4 lekë dhe do shitet me 82.4 lekë. Ndërkohë monedha evropiane...
08:58 | 03/06/2026

Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç

Shqipëria ka hyrë në një fazë të re të krizës demografike. Të dhënat më të fundit të INSTAT tregojnë se popullsia e vendit ka zbritur...
17:25 | 02/06/2026