Presidenti kinez në Tibet: Ndiqni gjurmët e partisë dhe njihni rolin e Kinës mëmë

23 Korrik 2021 | 20:13

Presidenti i Kinës, Xi Jinping zhvilloi vizitën e tij të parë në rajonin autonom të Tibetit, ku i bëri thirrje popullsisë lokale të ndjekin gjurmët e partisë.

Vizita e tij, e para e një lideri kinez në Tibet në tri dekada, vjen teksa vendi po përballet me shqetësime të shumta sa i takon sigurisë si pasojë e përplasjeve me Indinë dhe e tërheqjes së trupave amerikane nga Afganistani.

Por ajo është edhe një sinjal i fortë sa i përket unifikimit të Kinës dhe shtypjes së prirjeve për pavarësi të rajonit autonom.

Në kuadër të vizitës disaditore, Xi vizitoi disa qytete, përfshirë kryeqytetin Lhasa, ku qëndroi në manastirin dhe në pallatin e sheshit Potala.

Ky i fundit ka shërbyer si shtëpia tradicionale e liderit shpirtëror Dalai Lama, i cili jeton në mërgim dhe është etiketuar si një separatist i rrezikshëm nga Pekini.

Presidenti u takua edhe me përfaqësues të trupave kineze të vendosura në rajon, duke vlerësuar rolin e tyre në ruajtjen e politikës së një Kine të vetme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026