Fari Cordouan i Francës siguron mbrojtje nga UNESCO

25 Korrik 2021 | 12:53

I goditur nga era prej më shumë se 400 vitesh  dhe i quajtur  ndryshe si “mbreti i fareve”, fari Cordouan i Francës arriti të fitojë njohjen nga UNESCO.

Monumenti, i cili do të shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore është i fundit që banohet në Francë dhe i dyti pas La Coruna të Spanjës që fiton këtë status nga organi i trashëgimisë botërore.

Cordouan u ndërtua në fund të shekullit të XVI-të dhe ndodhet në grykëderdhjen Gironde në Francën Jugperëndimore.

Sipas Komitetit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s ai qëndron në një mjedis shumë të ekspozuar dhe armiqësor

Fari është projektuar nga inxhinieri Louis de Foix, dhe në fund të shek. të XVIII-të është rimodeluar nga inxhinieri Joseph Teulere.

Duke e përshkruar si një “kryevepër të sinjalizimit detar”, kulla  mishëron fazat e rëndësishme  të historisë arkitektonike dhe teknologjike të fareve.

Ai ilustron artin e ndërtimit të këtyre objekteve, kur fenerët luajtën një rol të rëndësishëm si shënjuesi territorialë dhe si instrumente të sigurisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026