Një bulevard dhe një park në Madrid shpallen trashëgimi botërore

26 Korrik 2021 | 13:04

Bulevardi “Paseo del Prado” dhe parku “Retiro” në Madrid janë shtuar në listën e UNESCO-s duke marrë statusin trashëgimi botërore.

“Paseo del Prado” i gjelbëruar me pemë, ndodhet në qendër të kryeqytetit spanjoll, ndërsa parku Retiro”, është një nga pikat turistike më të vizituara të qytetit.

“El Retiro” është një hapësirë e gjelbër urbane ku ndodhet një liqen, të cilin vendasit dhe turistët e shijojnë përmes shëtitjeve me varkë.

“Unë mendoj se është zemra e Madridit, unë nuk njoh askënd që vjen në Madrid dhe nuk shkon në “Retiro” qoftë për një shëtitje apo për të konsumuar një pije, është qendra, zemra e qytetit,” – u shpreh një banore e Madridit.

Në të shkuarën ndodhej një pallat dhe kopshtet ishin ndërtuar për përdorim personal të Mbretit Felipe IV, në shekullin e 17-të.

“Paseo del Prado” ishte një nga bulevardet e para brenda kufijve të qytetit, të të gjitha qyteteve dhe kryeqyteteve europiane, ku të gjithë qytetarët, pa dallim të klasës shoqërore , mund të gëzonin kohën e lirë dhe të shëtisnin,” – deklaroi Ministria e Jashtme e Spanjës.

Sipas vlerësimit të UNESCO-S ky kopsht është “veçanërisht simbolik” në kohën e përballjes me pandemisë, pasi sipas tyre hapësira “përmbush plotësisht funksionin për të cilin u krijua fillimisht”.

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026