Qeveria po fsheh borxhin për të shtyrë krizën financiare, thotë ish-ministri
Eksperti i ekonomisë, Arben Malaj tha për Euronews Albania se është e pafalshme që qeveria po lejon grumbullimin e borxhit të fshehur nga institucionet shtetërore.
Malaj, i bëri thirrje qeverisë dhe Ministrisë së Financave të ndërhyjë menjëherë për mospagesat e borxhit, pasi kjo llogaritet si borxh i fshehur dhe vret ekonominë.
Sipas tij, përmes borxhit të fshehur qeveria po kërkon të shtyjë krizën por kjo vetëm sjell thellimin e saj dhe rëndon mbi financat publike dhe taksapaguesit.
Duhet që ministria të ndërhyjë për të vendosur një sistem prioritar pagesash për institucionet publike duke eliminuar shpenzimet e panevojshme për të mundësuar pagesat e borxhit ndaj ndërmarrjeve të tjera apo biznesit privat.
“Nëse nuk merren masa që qeveria menjëherë të vendosë një bllokim të disa shpenzimeve dhe investimeve të panevojshme, atëherë duhet të kuptojmë se ndodhemi në një situatë e cila do ta godasë më rëndë ekonominë, papunësinë, varfërinë dhe stabilitetin e financave publike,” deklaroi Malaj.
“Kjo tregon se qeverisemi në mënyrë joprofesionale, deri diku dhe arrogante, nuk mbahen parasysh eksperiencat pozitive, nuk dëgjohen ekspertët në administratë, gjithçka vendoset nga lart dhe ne qeverisemi nga ministra kokëtundës që kënaqin kryeministrin më shumë si kokëtundës sesa si përgjegjës për mandatet që kanë kërkuar,” shtoi eksperti.
Malaj u shpreh gjithashtu se ekspertët janë të shqetësuar se “qeveria po abuzon me lehtësimin e rritjes së borxhit, kjo materializohet dhe në kërkesën publike të institucioneve ndërkombëtare, sidomos FMN që i ka kërkuar qeverisë shqiptare të fokusohet tek menaxhimi i pasojave pandemisë dhe i pastërmetit, të reduktojë rritjen e borxhit nga projektet e mëdha, Partneritetet Publike Private”.
Sipas tij, PPP-të në Shqipëri janë shpeshherë preferenciale, ku janë të qarta shenjat e korrupsionit.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet