Dy Koretë rivendosin kanalet e komunikimit, dakord për përmirësimin e marrëdhënieve
Koreja e Veriut dhe e Jugut kanë rivendosur kanalet e komunikimit midis tyre pasi udhëheqësit ranë dakord për të përmirësuar marrëdhëniet, pavarësisht një ngërçi prej më shumë se dy vitesh të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara me synimin për të çarmatosur veriun nga armët bërthamore.
Presidenti i Koresë së Jugut Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut Kim Jong Un arritën në një marrëveshje, rezultat i një letër shkëmbimi të gjerë nisur në muajin prill, njoftoi zyra e presidentit në Seul.
Dy krerët e shteteve ranë dakord mbi “rivendosjen e besimit të ndërsjellë dhe zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe sa më parë të jetë e mundur”, tha zëdhënësi presidencës Koresë Jugut, teksa shtoi se kanalet e komunikimit u rihapën mëngjesin e së martës.
“Tani, i gjithë kombi korean dëshiron të shohë shërimin e marrëdhënieve veri-jug nga gjendja e prapambetur”.
Vitin e shkuar, Koreja e Veriut ndërpreu të gjitha kanalet e komunikimit me Korenë e Jugut në shenjë proteste të asaj që e konsideronte si ‘dështimi i tyre për të ndaluar aktivistët që kalonin pankarta anti-qeveritare përtej kufirit’.
Disa ekspertë e kanë thënë dhe më herët se Koresë së Veriut mund t’i duhet t’i zgjasë dorën Shteteve të Bashkuara apo Koresë së Jugut nëse gjendja e tyre ekonomike vazhdon të përkeqësohet. Keq menaxhimi, dëmet nga përmbytjet dhe mbylljet e kufijve gjatë pandemisë e kanë thelluar krizën ekonomike në vend.
Dita e sotme shënon 68-vjetorin e armëpushimit që i dha fund Luftës së Koreve e cila zgjati tre vjet, ku si pasojë kombi ka mbetur sot e kësaj ditë i ndara me një prej kufijve më të armatosur në botë.
Rreth 28.500 trupa amerikane qëndrojnë të stacionuar në Korenë e Jugut për t’i bërë ballë ndonjë agresioni të mundshëm nga Koreja e Veriut.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta