Vendimi për certifikatat e COVID, rrit me 200% rezervimet për vaksinim në Itali
Nga veriu në jug ata brohorasin ‘liri’ dhe kundër certifikatave jeshile’ të cilat i krahasojnë me persekutimin nazist. Rreth 30 mijë protestues që kundërshtojnë vaksinat janë mbledhur në këto ditë në të gjithë Italinë për të kundërshtuar vendimin për certifikatat e COVID.
Por në kohën kur zërat kundër vaksinimeve janë shtuar dhe kur të tjera protesta priten në Romë qytetarët dhe bizneset janë gati të bëjnë çdo gjë për t’iu rikthyer normalitetit.
Sipas të dhënave zyrtare që nga e enjtja e shkuar kur u mor vendimi për të aplikuar certifikatat ka pasur një rritje me 200% në rezervimet për t’u vaksinuar.
“Mendoj se certifikata COVID do të jetë e nevojshme për të bindur njerëzit e pavendosur për t’u vaksinuar në mënyrë që t’i kthehen normalitetit. Diçka që nuk do të jetë e mundur pa një pasaportë shëndeti”, shprehet një qytetar.
“Është normale që ka njerëz që e kundërshtojnë. Por cilët është qëllimi? Por a nuk duan të kenë sërish një jetë normale? Po nëse kjo është e vetmja mënyrë? Unë e mbështes certifikatën. Mendoj se pa pasur disa rregulla do të jetë e pamundur të mposhtim pandeminë. Unë sikundër shumë të tjerë duam të rikemi jetën tonë”, deklaron një vajzë e re.
Midis atyre që pajtohen me rregullat e reja ka edhe persona të shqetësuar për privatësinë që mund të cenohet.
“Unë mendoj se është shumë e bezdisshme. Pse duhet t’u tregoj të gjithëve dokumentet e mia personale. Unë mendoj se privatësia ime po cenohet për shkak të COVID”, shprehet një grua.
Debati mbi certifikatën e COVID ka nxitur përplasje edhe në parlamentin italian duke kërcënuar të minojë koalicionin qeverisës.
Nëse nga njëra anë ministri i Brendshëm ka dënuar tubimet kundër vaksinimit, kreu i Lega Nord Matteo Salvini shprehet se politikanët duhet të respektojnë dhe të dëgjojnë zërat e protestuesve.
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta