Shtohen të infektuarit në shtetet evropiane, shkak varianti Delta
Vendet evropiane kanë nisur të shtrëngojnë disa nga masat kufizuese të frikësuar nga përhapja e variantit Delta.
Gjermani
Autoritetet në Gjermani bëjnë me dije se po përballen me nisjen e valës së katërt të pandemisë. Shkalla incidencës së infeksioneve të reja në Gjermani është trefishuar që nga fillimi i korrikut.
Për të përballur rritjen e të infektuarve dhe ngadalësimin e ritmit të vaksinimit, kreu i kancelarisë Gjermane, Helge Braun, ka sugjeruar se ata që nuk vaksinohen nuk duhet të gëzojnë shumë liri. Ai tha se njerëzve të pavaksinuar mund t’ju mohohet hyrja në restorante, bare, kinema apo evente sportive.
Francë
Ligji i ri francez, sipas të cilit certifikatat e COVID do të përdoren në shumë vende publike hyn në fuqi në 9 gusht për të ndihmuar vendin të luftojë me valën e katërt të COVID-19.
Sipas ligjit, i cili ka shkaktuar edhe protesta, vetëm personat që janë vaksinuar, testuar negativisht ose shëruar kohët e fundit nga COVID-19 do të lejohet të hyjnë në restorante, kafene, dhe të shkojnë në qendra tregtare, palestra dhe madje edhe spitale.
50.5%e popullsisë franceze, rreth 34 milionë njerëz, janë vaksinuar plotësisht kundër COVID-19.
Të martën, numri i infeksioneve të reja ditore shënoi rritje në tre muaj 26,871 të infektuar.
Shtrimet në spital janë rritur për të tretën ditë me radhë.
Itali
Edhe Italia raportoi të mërkurën 5,696 raste të reja me COVID-19.
Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza paralajmëroi se njerëzit duhet të jenë vigjilentë pasi varianti i ri DELTA mund të komplikojë situatën.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta