Liderja e opozitës bjelloruse merr mbështetjen e Shtëpisë së Bardhë

29 Korrik 2021 | 18:52

Liderja e opozitës bjelloruse, Svetlana Tinaovskaja deklaroi se takimi me presidentin e SHBA, Joe Biden në Shtëpinë e Bardhe ishte një frymëzim për popullin bjellorus dhe një mesazh për të gjithë se shteti më i fuqishëm në botë është me ne.

Në Shtëpinë e Bardhë u organizua këtë të enjte një takim mes drejtueses së opozitës së Bjellorusisë, Svetlana Tinaovskaja, dhe presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden. Në këtë takim 15 minutësh është diskutuar gjendja e demokracisë dhe e të drejtave të njeriut në Bjellorusi. Drejtuesja e opozitës bjelloruse e quajti takimin të frytshëm, duke thënë se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë përkrah popullit bjellorus tani dhe pas zgjedhjeve të reja parlamentare

“Ky është një mesazh për të gjithë, se shteti më i fuqishëm në botë është me ne. Unë fola për mbështetjen aktuale dhe mbështetjen në të ardhmen pas ndryshimeve në vendin tonë. Dhe sigurisht, ne folën edhe për pavarësinë e Bjellorusisë, atë pavarësi dhe sovranitet që është i padiskutueshëm dhe një vlerë e madhe për bjellorusët. Dhe kjo, në rast se cilido shtet mund ta keqpërdorë këtë dobësi të regjimit, SHBA do të jetë në krahun tonë në atë moment”, tha liderja e opozitës bjelloruse.

Në një postim në Twitter, Presidenti Biden u shpreh se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë me popullin e Bjellorusisë në rrugën e tyre për demokraci dhe të drejtat universale të njeriut. Tikhanovskaya është një ish-mësuese, burri i së cilës u burgos nga regjimi i Lukashenkos. Ajo ka jetuar në mërgim në Lituani pasi kundërshtoi rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026