Varka në formë violine në Venecia, homazh për viktimat nga COVID-19

10 Gusht 2021 | 15:20

A keni menduar ndonjëherë të udhëtoni mbi ujë sipër një instrumenti muzikor, e për më shumë të ndieni më pranë një trupin e violine?

Një mundësi e tillë ofrohet në Venecia, ku është ndërtuar një varkë në formën e një violine gjigande. Një mjet i ndërtuar si homazh për njerëzit që kanë humbur jetën për shkak të COVID-19. Varka në formë violine u testua përpara se të nisë zyrtarisht të shëtisë vizitorët e parë.

Varka e veçantë është 12 metra e gjatë, 4 metra e gjerë dhe është quajtur ndryshe “Violina e Noas”.

A do të kishte kuptim që të shijoje udhëtimin mbi një violine pa dëgjuar tingujt e saj?

Sigurisht që jo.

Në bordin e anijes virtuoze qëndron një violinçeliste nga Konservatori Benedetto Marcello, që interpreton vepra nga Antonio Vivaldi, artisti më i famshëm muzikor i qytetit.

‘Violina e Noes‘ u ndërtua nga artisti dhe gdhendësi i drurit Livio De Marchi gjatë pandemisë dhe simbolizon rilindjen e Venecias. De Marchi, i njohur edhe si ‘Marangozi i Venecias’, ka krijuar skulptura lundruese për dekada të tëra: krijimet e tij të tjera përfshijnë një makinë Volksëagen, një kapelë letre dhe një varkë gjigante në formën e një këpuce me takë të lartë.

Nga 18 shtatori ‘violina e Noes’ nis zyrtarisht lundrimin rreth qytetit të lagunës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026