Danimarka shpëton afganët, marrëveshje për evakuimin e përkthyesve nga Kabuli

13 Gusht 2021 | 08:30

Ligjvënësit në Danimarkë kanë rënë dakord të evakuojnë 45 qytetarë afganë që punonin për qeverinë daneze në Afganistan dhe t’u ofrojë atyre rezidencë për të paktën 2 vjet.

Plani do të aplikohet për personat që kanë punuar në ambasadën daneze në Kabul, si përkthyes për trupat e këtij vendi.

“Ne, si vend që ka qenë i pranishëm në Afganistan për dy dekada, kemi pasur punonjës vendas në stafin tonë. Ndaj është përgjegjësia jonë t’i ndihmojmë këta njerëz. Dhe me këtë marrëveshje, ne mbajmë përgjegjësinë tonë”, tha Jeppe Kofoed, ministër i Jashtëm i Danimarkës.

Danimarka, sikurse vende të tjera perëndimore, përfshirë SHBA, tërhoqi së fundmi trupat e mbetura nga Afganistani. Vendi nordik e hapi ambasadën në Kabul në vitin 2006.

Ndërkohë, Gjermania, Holanda dhe Franca kanë pezulluar dëbimin e azilkërkuesve afganë, si pasojë e situatës së krijuar në vendin e përfshirë nga lufta.

Rreth 30 mijë afganëve në Gjermani u është kërkuar të largohen nga vendi, edhe pse autoritetet lokale kanë deklaruar se një gjë e tillë nuk do të ndodhë për momentin.

Rreth 1.200 afganë janë dëbuar nga vendet e BE-së që nga fillimi i vitit, 1 mijë prej të cilëve kanë pranuar vullnetarisht, ndërsa 200 të tjerë janë larguar me forcë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026