SHBA bisedime të fshehta me Shqipërinë e Kosovën për të strehuar refugjatë afganë
Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden ka zhvilluar bisedime të fshehta me shumë shtete, në mënyrë që ata t’i vijnë në ndihmë me strehimin e përkohshëm të disa qytetarëve afganë që kanë bashkëpunuar me forcat amerikane dhe gjenden në rrezik për jetën, sipas një deklarate të bërë nga katër zyrtarë amerikanë për agjencinë Reuters.
Diskutime që nuk ishin bërë publike më parë, përfshijnë Shqipërinë dhe Kosovën, të cilat janë kërkuar të strehojnë qytetarët afganë derisa procesi i miratimit të vizave të tyre amerikane të përfundojë.
Agjencia Reuters konfirmon se qeveria amerikane i ka ofruar Kosovës favore politike dhe ekonomike në shkëmbim të strehimit të disa mijëra afganëve, por se në Uashington ka ende dyshime rreth aftësisë së Kosovës për t’u ofruar atyre strehim.
Ministria e jashtme në Kosovë nuk i është përgjigjur ende kërkesës për të komentuar rreth kësaj çështjeje.
Këto kërkime të qeverisë amerikane vijnë pas refuzimit dhe hezitimit të shumë vendeve të tjera ndaj marrjes së këtyre individëve.
Qëllimi afatgjatë i këtij projekti është oferta që SHBA pritet t’u bëjë mijëra afganëve për t’u zhvendosur në Amerikë në statusin e refugjatit.
Pritet që derisa procesi i aplikimit të tyre të përfundojë, ata të qëndrojnë në këto shtete të treta për një periudhë 12-16 muaj.
Pas njoftimit të shpërnguljes së forcave amerikane dhe ato të huaja nga Afganistani, luftra dhe konflikte të ashpra nisën të zhvillohen mes forcave të qeverisë afgane dhe talebanëve, të cilët synojnë të marrin kontrollin e të gjithë vendit.
Shumë afganë që kanë bashkëpunuar me forcat amerikane i frikësohen hakmarrjes së militantëve talebanë gjë që ka sjell nevojën për këtë projekt.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden tha gjatë kësaj jave se nuk është penduar për vendimin e tij për tërheqjen e trupave amerikane nga Afganistani duke theksuar se Uashingtoni ka shpenzuar më shumë se 1 trilionë dollarë në luftën më të gjatë të SHBA-së si dhe ka humbur mijëra trupa.
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta