Francezët në protestë, kundërshtojnë lejen shëndetësore për të hyrë në bare e restorante
Disa mijëra njerëz, familjarë, por edhe simpatizantë të së djathtës ekstreme, marshuan në qytete të ndryshme të Francës për të denoncuar lejen shëndetësore të COVID-19, e nevojshme për të hyrë në bare, restorante dhe stadiume.
Rreth 1.600 policë mbikëqyrën tre marshimet në Paris, një javë pasi leja shëndetësore hyri në fuqi.
Duke bërë thirrje për liri, protestuesit thanë se leja kufizon lirinë e tyre dhe është një mënyrë e fshehur për t’i bërë vaksinat të detyrueshme.
Leja shëndetësore tregon nëse njerëzit janë tërësisht të vaksinuar, kanë pasur një test negativ, ose provë se e kanë kaluar coronavirusin.
Manifestimet u mbajtën në një kohë kur Franca po përballet me një numër në rritje të infeksioneve të reja si pasojë e variantit Delta.
Në Montpellier, rreth 7.500 persona dolën në rrugë. Qyteti ndodhet në rajonin Herault, ku kuota e infeksionit është 600 për 100 mijë banorë.
Protesta u zhvilluan edhe në qytetet e ishullit kolonial francez Reunion, pavarësisht një bllokade të pjesshme, si pasojë e rritjes së infeksioneve.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta