SHBA-ja dështoi për të siguruar paqe në Afganistan, thonë analistët
20 vjet operacione ushtarake amerikane në Afganistan kanë dështuar për të siguruar një paqe afatgjatë, ndërsa kanë gjeneruar kosto të mëdha financiare dhe sa i takon jetëve të humbura.
Kështu shprehen analistet vendas, teksa vendi i Lindjes së Mesme tani është nën kontrollin e plotë të rebelëve.
Mansoor Ahmat Faizy, kryeredaktor i gazetës “Afghanistan Times Daily”, i ka cilësuar operacionet ushtarake në vend një dështim tërësor. Sipas tij, përpara luftës, organizata më e madhe terroriste në Afganistan ishte Al Kaeda.
Por, 20 vjet më vonë besohet se grupet terroriste janë mbi 20, gjë që ka çuar në një përkeqësim të situatës.
Një analist politik i identifikuar vetëm me emrin Naim ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara kanë qenë më të interesuara për të shtrirë influencën në rajon, sesa për të ndërtuar një proces të fortë paqeje në Afganistan.
“Që nga fillimi e deri tani nuk ka pasur vullnet për vendosjen e paqes në Afganistan. Nuk ka pasur një strategji për arritjen e këtij objektivi. Ata duan vetëm të sigurojnë më shumë pushtet në nivel rajonal”, u shpreh analisti politik.
Shtetet e Bashkuara dërguan trupat në Afganistan në tetor të vitit 2001, pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, duke çuar në pushtimin 20-vjeçar, që rezultoi dhe lufta më e gjatë në historinë amerikane.
Në përpjekje për të luftuar Al Kaedën dhe talebanët, prania e Shteteve të Bashkuara në Afganistan ka shkaktuar gjithashtu një numër të lartë vdekjesh, me mbi 30 mijë civilë të vrarë, 60 mijë të plagosur dhe miliona të tjerë të zhvendosur.
Situata është përkeqësuar që nga nisja e tërheqjes së shpejtë të trupave aleate të udhëhequra nga amerikanët, që nisi më 1 maj dhe që sipas presidentit Joe Biden do të përfundojë në fund të muajit.
Gjithashtu, lufta e tejzgjatur e ka çuar Afganistanin në prag të një kolapsi ekonomik, me varfërinë që është përkeqësuar. Ajo u rrit me 54.5 për qind në 2016-n, nga 38 që ishte në 2011-shin.
Sipas Bankës Botërore, aktualisht rreth 72 për qind e afganëve jetojnë nën kuotën minimale të varfërisë, me një nivel papunësie që arrin në 38 për qind.
Rreth 3.7 milionë fëmijë kanë mbetur pa shkollë.
Situata e vështirë në Afganistan është përkeqësuar edhe si pasojë e largimit nga vendi të presidentit Mohammad Ashraf Ghani për arsye sigurie, gjë që bëri që talebanët të hynin në Kabul dhe të merrnin nën kontroll pallatin presidencial.
LEXONI GJITHASHTU:
Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet