Si përfundoi misioni i SHBA në Afganistan 20 vite pas rrëzimit të Talebanëve?

16 Gusht 2021 | 16:54

Më 2 korrik 2021 ushtria amerikane u tërhoq nga baza ajrore në Bagram të Afganistanit, sipas një marrëveshjeje të arritur më herët me talebanët që do të lejonte largimin e tyre pas 20 vitesh luftë. Baza iu la në kontroll ushtrisë afgane.

Një javë më vonë, më 8 korrik, Presidenti amerikan Joe Biden mbrojti në një konferencë për shtyp vendimin e largimit të ushtrisë pavarësisht shqetësimeve se kjo do t’i linte shteg rikthimit të një lufte civile.

I pyetur nëse mundësia që talebanët të rimerrnin pushtetin ishte e pashmangshme, Biden u përgjigj: “Jo, nuk është!”.

Në të njëjtën konferencë për shtyp, Biden tha se ai u besonte “kapaciteteve ushtarake të qeverisë afgane”, që “janë më të mirë-trajnuar, mirë-pajisur dhe më kompetente në aspektin e përballimit të një lufte”.

Më pak se një muaj dhe talebanët, që drejtuan Afganistanin në periudhën 1996-2001, u kthyen sërish në pushtet duke shpartalluar ushtrinë afgane që ishte mbështetur ndër vite nga SHBA.

Për 20 vite SHBA dërgoi vazhdimisht trupa në Afganistan me pikun prej 110 mijë ushtarësh që arriti në vitin 2011.

Departamenti Amerikan i Shtetit ka raportuar se për çdo vit SHBA shpenzoi rreth 100 miliardë dollarë për trupat e saj, programin e trajnimit të policisë dhe ushtrisë afgane, programin anti-drogë dhe programin e rimëkëmbjes së Afganistanit.

Gjatë kësaj periudhe rreth 3,500 ushtarë të koalicionit ushtarak anti-talebanë humbën jetën – 2,300 prej të cilëve të SHBA. Nga ana tjetër OKB thotë se mbi 110 mijë civilë mund të kenë humbur jetën gjatë 20 viteve në Afganistan.

Autoritetet vendase thonë se mbi 64 mijë ushtarë e policë janë vrarë nga konfliktet me talebanët, 45 mijë prej të cilëve pesë vitet e fundit.

Pas mësymjes së fundit nga talebanët, baza e Bagramit, rreth 68 kilometra në veri të Kabulit iu dorëzua pa qëndresë mëngjesin e së dielës.

Presidenti afgan Ashraf Ghani u largua në Taxhikistan, teksa militantë talebanë hynë të pa-shqetësuar në kryeqytet. Ghani tha se u largua nga Kabuli për të shmangur “gjakderdhjen e kotë”.

Talebanëve iu desh rreth një javë për të marrë kontrollin e gjithë vendit. Ushtria e qeverisë afgane e trajnuar dhe pajisur me miliarda dollarë kosto nga SHBA u shkri plotësisht.

Mijëra njerëz iu drejtuan aeroportit të Kabulit të dielën duke mësyrë pistën e avionëve me bagazhe në duar në kërkim të një vendi për fluturimin e fundit jashtë Afganistanit.

Kompanitë ajrore kishin kohë në dispozicion deri në mbrëmje për të mbajtur fluturimet përpara se ushtria amerikane të merrte në kontroll trafikun ajror.

Pentagoni autorizoi të dielën 1,000 ushtarë të tjerë për të ndihmuar në evakuimin e amerikanëve dhe bashkëpunëtorëve afganë, duke zgjeruar praninë e ushtarëve në terren në gati 6,000 trupa brenda 48 orëve të ardhshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026