Gazetari afgan: Qasja e re e talebanëve, strategji për të shtrirë influencën e tyre

20 Gusht 2021 | 08:48

Situata në Afganistan sa vjen e vështirësohet. Në një intervistë për Euronews, gazetari afgan, Fazelminallah Qazizai thotë se qasja e re e talebanëve është vetëm një strategji për të shtrirë influencën e tyre.

“Që në fillim kur talebanët hynë në Kabul, njerëzit i kapi paniku, por gradualisht situata u normalizua. Talebanët u treguan miqësorë me të gjithë”, u shpreh ai.

Sipas tij, kjo është strategjia e re e talebanëve, që të mos ngacmojnë popullsinë, një pjesë e të cilës i ka mirëpritur ata.

“Njerëzit pozuan me ta, biseduan me ta, u përpoqën të bënin shaka dhe selfie. Mendoj se kjo është strategjia e re e talebanëve për të mos ngacmuar dhe shqetësuar njerëzit. Një çështje që ka të bëjë me filozofinë e tyre”, tha ai më tej.

Ekonomia është një tjetër problem për Afganistanin, ku ndikimi i dollarit është i lartë.

“Kur bankat janë të mbyllur kuota e këmbimit të dollarit është e lartë. Aktualisht një dollar është i barabartë me mbi 90 afa dhe kjo ka një impakt tek ushqimi, benzina, nafta, etj”, u shpreh ai.

Gazetari thotë se kjo ka një ndikim negativ edhe në aspektin psikologjik dhe në atë praktik të jetës së afganëve.

“Kur talebanët erdhën me strategjinë e tyre të re, ky ishte një lajm i mrekullueshëm për ne dhe për gjithë botën. Por nuk besoj se kjo strategji do të zbatohet. Nëse do të aplikohet për një periudhë afatgjatë, do të jetë mirë. Por nëse është vetëm një teknikë për të bërë për vete mendjet dhe zemrat e afganëve dhe pasi të stabilizohen ata do të ndryshojnë, atëherë ky do të jetë një kthim pas. Kështu e shoh unë”, tregoi ai.

Në konferencën e parë për shtyp pas marrjes së Kabulit, luftëtarët premtuan se nuk do të përndiqnin armiqtë e vjetër dhe bashkëpunëtorët e aleatëve.

Por, afganët e shohin me skepticizëm këtë premtim. Këtë e tregon dhe numri i lartë i atyre që duan të lënë vendin, që janë mbledhur në aeroportin e Kabulit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026