Kabuli në kërkim të normalitetit, Talebanët: Asnjë rrezik për diplomatët

21 Gusht 2021 | 12:00

Banorët e Kabulit shpresojnë në kthimin e normalitetit në vend. Një pjesë e tyre shprehen optimistë se Talebanët do ta mbajnë premtimin e tyre pas 20 viteve luftë.

Ndërkohë, një zëdhënës i militantëve ka deklaruar se ambasadave dhe diplomatëve të huaj nuk u kanoset asnjë rrezik.

Një pjesë e banorëve të Kabulit u kthyen të shtunën në rrugët e kryeqytetit për të vijuar punët e tyre të përditshme, një javë pas marrjes së vendit nga talebanët.

Ata shpresojnë se grupi i militantëve do të mund të sjellë paqen dhe sigurinë e kërkuar pas dy dekadave luftë.

“Ata u kanë premtuar njerëzve se do të sjellin paqe dhe personalisht shpresoj se do ta bëjnë këtë. Nuk do të ketë më plaçkitje, abuzime dhe vjedhje në qytet,” – tha një qytetar.  

Ndërkohë, një zëdhënës i talebanëve deklaroi se diplomatëve të huaj dhe ambasadave në Afganistan nuk u kanoset asnjë rrezik.

“Ju i keni parë deklaratat tona lidhur me këtë aspekt. Diplomatëve dhe ambasadave nuk u kanoset asnjë rrezik nga ana jonë. Përkundrazi, ne do të garantojmë një ambient të sigurt për të gjithë, në mënyrë që ambasadat dhe diplomatët të punojnë normalisht. Ata nuk do të jenë kurrë në rrezik për jetën dhe madje do të mbrohen më mirë se në të kaluarën,” – tha Suhail Shaheen, zëdhënës i Talebanëve.

Sidoqoftë, premtimet e talebanëve mbeten ende për t’u parë, pasi vetëm një ditë më parë mediat ndërkombëtare raportuan se ata kishin nisur një gjueti shtrigash për ekzekutimin e bashkëpunëtorëve të trupave aleate që pushtuan Afganistanin me qëllim largimin e pushtetit të tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026