Autopiloti i Tesles ka nevojë për përmirësim, pranon Elon Musk

24 Gusht 2021 | 12:10

Miliarderi Elon Musk deklaroi të hënën se po punohet në sistemin auto-pilot të makinës së llojit Tesla.

Drejtori ekzekutiv i prodhuesit të makinave elektrike shkroi në faqen zyrtare në Twitter se versioni aktual i vetë-drejtimit të makinës Tesla nuk është në lartësinë e duhur por ekipi auto-pilot po punon për t’u përmirësuar sa më shumë të jetë e mundur.

Pas një sërë debatesh drejtimi i Teslës në gjendje auto-pilot është hetuar dhe nga Administrata Kombëtare e Sigurisë në Trafikun e Autostradave në SHBA (NHTSA).

NHTSA tha se kishte identifikuar 11 aksidente që nga viti 2018, në të cilat Tesla ishte në versionin auto-pilot dhe ka goditur automjete të cilat ishin duke bërë një manovër në rrugë dhe kishin paralajmëruar nëpërmjet sinjalistikës së posaçme, por makina elektrike siç duket nuk i kishte njohur paralajmërimet.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026