Leopardi sulmon modelen gjatë një seti fotografik në Gjermani

26 Gusht 2021 | 12:20

Policia gjermane po heton sulmin e një leopardi ndaj një modeleje në kohën kur po zhvillonte një set fotografik, bëri me dije agjencia e lajmeve gjermane DPA të enjten në mëngjes.

Fokusi i hetimit është te pronarja e leopardit i cili i shkaktoi dëmtime serioze modeles. 36-vjeçarja mori plagë në kokë gjatë sulmit të së martës dhe u dërgua me helikopter në një klinikë të specializuar.

Sipas agjencisë gjermane të lajmeve, pronarja e kafshës po hetohet për pakujdesi, ndërsa një oficer i Shëndetit Publik atje vizitoi kompleksin ku qëndronte leopardi të mërkurën për të kontrolluar nëse ishte mbajtur në mënyrën e duhur dhe kishte të gjitha kushtet e nevojshme për një rritje të shëndetshme.

Emri i pronares së leopardit dhe i viktimës nuk u publikuan, në përputhje me rregullat e privatësisë gjermane.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026