Georgieva: Parashikojmë të rimëkëmbemi ekonomikisht në vitin 2021
Drejtoresha e menaxhimit pranë FMN-së, Kristalina Georgieva, ka deklaruara se e gjithë bota do të hyjë në recesion si pasojë e koronavirusit të ri.
Georgieva i bëri komentet e saj pasi krerët e FMN dhe të Komitetit Financiar, organi që qeveris fondin, u takuan ditën e premte.
“Parashikojmë të rimëkëmbemi në 2021-shin. Situata mund të kthehet në normalitet vetëm nëse ia dalim të frenojmë virusin dhe të shmangim që problemet me likuiditetin të kthehen në çështje serioze”, tha Georgieva.
Në lidhje me krizën e koronavirusit, Georgieva tha se një vlerësim shumë i ulët konservator i nevojave të përgjithshme financiare të tregjeve në zhvillim është 2.5 trilionë dollarë.
Në shumë njerëz, koronavirusi po shkakton simptoma të buta ose të moderuara, si temperaturë dhe kollë, që mund të kalojnë në 2 ose 3 javë.
Për disa, sidomos të moshuarit dhe njerëzit me probleme shëndetësore, virusi mund të shkaktojë sëmundje më serioze, përfshirë pneumoni dhe vdekje.
Virusi ka shkaktuar një pandemi globale që ka gjymtuar ekonomitë dhe çuar në kufizimin e lëvizjes për miliona njerëz në mbarë botën, në përpjekje për të parandaluar përhapjen e mëtejshme dhe mbingarkimin e sistemeve shëndetësore.
Shqipëria bëhet e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore
Këmbimi valutor 3 qershor/ Me sa blihen e shiten monedhat kryesore
Shqipëria humbi 28 500 banorë në 2025, mosha mesatare arrin në 45 vjeç
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta