Britania e Madhe në bisedime me talebanët për të vijuar evakuimet nga Afganistani
Mbretëria e Bashkuar është në bisedime me talebanët për të siguruar kalim të sigurt për shtetasit britanikë dhe afganët që mbeten në Afganistan.
Një zëdhënës i qeverisë, konfirmoi se Përfaqësuesi Special i kryeministrit për Tranzicionin Afgan, Simon Gass, ka udhëtuar në Doha dhe po takohet me përfaqësuesit e lartë talebanë për të nënvizuar rëndësinë e kalimit të sigurt nga Afganistani për shtetasit britanikë dhe ata afganë që kanë kanë punuar me europianët gjatë 20 viteve të fundit.
Simon Gass është një diplomat i lartë, i cili më parë ka shërbyer si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Greqi, Iran dhe si përfaqësues i lartë civil i NATO -s në Afganistan.
Ai aktualisht kryeson Komitetin e Përbashkët të Inteligjencës në Mbretërinë e Bashkuar, i cili i siguron qeverisë vlerësime të inteligjencës mbi sigurinë, mbrojtjen dhe çështjet e jashtme.
Sekretari i Jashtëm, Dominic Raab i tha “Sky News” të hënën se Britania e Madhe evakuoi më shumë se 17.000 njerëz nga Afganistani para se SHBA, e cila kontrollonte aeroportin e Kabulit, të tërhiqte trupat e saj të hënën.
Ai tha gjithashtu se një numër britanikësh, nuk ishin evakuuar ende, dhe pranoi se do të ishte një sfidë për t’i shpërngulur ata.
Britania e Madhe i bëri thirrje SHBA-së për të mbajtur kontrollin e aeroportit të Kabulit pas afatit të 31 gushtit dhe në fillim të kësaj jave, paraqiti një mocion të përbashkët me Francën në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të krijuar një “zonë të sigurt” në aeroport për të vazhduar evakuimet.
Sidoqoftë, rezoluta e miratuar nga OKB-ja ishte shumë më pak ambicioze, pasu u theksua se Këshilli i Sigurimit pret që talebanët të lejojnë “largimin e sigurt dhe të rregullt të afganëve dhe të gjithë shtetasve të huaj”.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta