Ekonomi e rraskapitur në Afganistan, rritje e çmimeve dhe zhvlerësim i valutës

2 Shtator 2021 | 08:30

Në Kabul ka nisur tashmë jeta pa praninë e trupave të huaja, por me çmime të larta në tregje dhe radhë të gjata jashtë bankave, që tregojnë se qytetarët pritet të përballen me një sërë problemesh të përditshme pas marrjes së vendit nga talebanët.

Në një treg të kryeqytetit, njerëzit shesin aksesorët personalë, pajisje të vogla shtëpiake dhe artikuj të tjerë. Por ka një problem, ata denoncojnë faktin se askush nuk bën blerje.

“Përpara se të vinin talebanët, situata në tregje ishte e mirë, edhe pse kishim pakënaqësi me qeverinë. Tani, situata është e tillë që kemi shumë për të shitur, por nuk ka blerje. Tregjet u shkërmoqën tërësisht pas sulmit vetëvrasës në aeroport,” – u shpreh një qytetar.

Situata po shoqërohet me një valutë vendase në rënie të lirë dhe një inflacion në rritje, që po shtojnë mjerimin në një vend ku më shumë se një e treta e popullsisë jeton me më pak se 2 dollarë në ditë.

Vendit me ekonomi të bazuar tek paraja kesh dhe të varur nga importi i ushqimeve dhe nevojave bazë, tani do t’i mohohen edhe miliarda dollarë ndihmë e huaj, ndërsa presioni ndaj monedhës vendase ka qenë i pandërprerë.

Valuta afgane këmbehej së fundmi me 93 deri në 95 dollarë në Kabul dhe qytetin tjetër të rëndësishëm të Xhalalabadit, krahasuar me 80 që ishte përpara rënies së qytetit në duart e talebanëve. Por kuota është vetëm një tregues, pasi këmbimi valutor ka shteruar.

Në qytetin pakistanez të Peshauarit, pranë kufirit, shumë kambistë kanë refuzuar të këmbejnë valutën afgane, pasi është bërë shumë e paqëndrueshme për t’u këmbyer në kuotën e duhur.

Në Kabul, ku shumica e bankave janë të mbyllura, vlera e saj është bazuar kryesisht tek paratë kesh, stoku i të cilit gradualisht po ezaurohet.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026