Evropa dështoi në evakuimin e refugjatëve nga Afganistani, thonë zyrtarë të BE-së

2 Shtator 2021 | 09:09

Evropa ishte e papërgatitur dhe e pakoordinuar gjatë krizës së fundit në Afganistan dhe iu desh të mbështetej tek SHBA-ja për transportimin e qytetarëve nga vendi pasi talebanët pushtuan Kabulin, tha një zyrtar i lartë i BE të mërkurën.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel u shpreh se blloku duhet të “përpiqet për një autonomi më të madhe vendimmarrëse dhe kapacitet më të madh për veprim në botë”.

Duke folur në Forumin Strategjik Bled në Slloveni, Michel tha: “Si një fuqi ekonomike dhe demokratike globale, a mund të jetë Evropa e kënaqur me një situatë ku ne nuk jemi në gjendje të sigurojmë, pa ndihmë, evakuimin e qytetarëve tanë dhe atyre që janë nën kërcënim?”

Shefi i punëve të jashtme të BE, Josep Borrell tha të mërkurën për “The New York Times” se tërheqja e trupave perëndimore dhe transporti ajror nga Afganistani duhet të shërbejë si një “thirrje zgjimi ”dhe i bëri thirrje bllokut të investojë më shumë në aftësitë e tij të sigurisë.

Presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli, ndërkohë, tha se ishte i zhgënjyer që vendet e BE -së nuk i hapën dyert e tyre për refugjatët që largoheshin nga talebanët.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026