Aktori Roberto Benigni merr çmimin e karrierës në Festivalin e Filmit në Venecia

2 Shtator 2021 | 12:54

Festivali i Filmit në Venecia rikthehet me emocione dhe surpriza. Në ceremoninë e hapjes ku padyshim respektohen masat anti-covid, i pari që u nderua me çmimin e karrierës është aktori i njohur italian, Roberto Benigni.

68-vjeçari solli në skenë hijeshinë dhe fjalimin e tij të mbushur me plot humor.

“Dua të falënderoj të gjithë ata që më duan dhe besuan në atë që po bëja. Që nga njerëzit e parë që më mbështetën, pa të cilët nuk do të bëja asnjë hap kur të bashkohesha me showbiz –in. Unë vij nga asgjëja. Nga varfëria, një varfëri e mrekullueshme, një varfëri aristokratike, por një varfëri e vërtetë, e bukur. Shumë njerëz më ndihmuan në këtë udhëtim që më solli këtë dhuratë të mrekullueshme”, u shpreh aktori.

Yje të kinemasë botërore morën pjesë në ceremoni, shumë prej të cilëve po konkurrojnë për një çmim prestigjioz të “Luanit të Artë”.

“Nënat paralele” të regjisorit spanjoll Pedro Almodovar, me protagoniste Penelope Cruz, është filmi hapës i festivalit ku garojnë 21 filma.

Titujt që konkurrojnë për çmimin “Luani i Artë” për filmin më të mirë përfshijnë: “Fuqia e qenit”, “Spencer”, “Vajza e Humbur”, bazuar në një roman të Elena Ferrante, “Dueli i Fundit”.

Në 8 shtator është edhe premiera e filmit ‘Vera andrron detin’ me skenar nga Doruntina Basha dhe regji të Kaltrina Krasniqi, një bashkëprodhim nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Festivali i Filmit do të vijojë deri në datën 12 shtator.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026