A mundet Hopium-i me hidrogjen të jetë rivali evropian i Tesla-s?
Kompania franceze Hopium ka dizajnuar një makinë sportive tejet elegante të furnizuar me hidrogjen, e cila shpreson të konkurrojë Tesla-n në garën drejt emetimeve-zero.
E themeluar nga shoferi i garave, Oliver Lombard, kompania ‘Hopium’ sapo ka publikuar një prototip të makinës luksoze me emrin ‘Machina’. Makina e llojit sedan ka 500 kuaj fuqi dhe një gamë prej 1,000 km para se asaj t’i duhet të furnizohet sërish.
“Është e vërtetë që ne na krahasojnë shpesh me Tesla-n dhe ambicia jonë është të arrijmë të prodhojmë një makinë të nivelit të lartë por mendoj se secila kompani ka historinë se saj,” tha 30-vjeçari, Lombard.
Hidrogjen vs Elektrike
Kjo makinë sportive furnizohet me hidrogjen, elementin më të gjendur në univers. Hopium e quan atë “të ardhmen e botën”.
Sistemi furnizues i ‘Machina’ transformon oksigjenin dhe hidrogjenin në elektricitet, duke mos çliruar asgjë veç ujit.
Depozitat e karburantit me hidrogjen nuk e ruajnë elektricitetin në të njëjtën mënyrë si një bateri. Në të kundërt, ato e tërheqin hidrogjenin nga një cisternë që mund të rimbushet për punë minutash.
Një disavantazh i makinave elektrike është se në bateritë e tyre gjenden elementë si litiumi apo kobalti, ekstraktimi i të cilëve arrihet me gërmime të dëmshme për ambientin.
Lombard argumenton se serbatorët e Machina përmbajnë më pak “substanca të dëmshme”.
Një tjetër karakteristikë e kësaj makine sipas Lombard, është ndjesia e vozitjes e cila është mjaft e ndryshme nga rivalët e tyre elektrikë.
“Diçka interesante është eksperienca dëgjimore, pasi me makinat elektrike të gjithë thonë që nuk janë të zhurmshme por me hidrogjenin është një eksperiencë krejt e veçantë,” tha ai.
Por makinat e hidrogjenit nuk janë ende tërësisht gati për të marrë titullin “makinat e së ardhmes”.
Stacionet e hidrogjenit janë të pakta dhe larg njëri tjetrit. Në Europë, ka vetëm rreth 100 syresh ndërsa në SHBA edhe më pak.
Hopium nuk ka të njëjtat mjete dhe kushte si Tesla për të zhvilluar një rrejt të mirëfilltë stacionesh furnizuese. Kjo është edhe arsyeja përse Lombard po shpreson në mbështetjen që mund t’i ofrohet nga shtete të ndryshme që besojnë në modelin e tij të biznesit.
Cila është kostoja ekonomike dhe mjedisore e hidrogjenit ?
Edhe pse hidrogjeni është i bollshëm, ai është tejet reaktiv dhe ekziston vetëm në natyrë në formën e përzier me të tjerë elementë.
Kjo do të thotë se prodhimi i tij ka një kosto për mjedisin pas kërkon energji për të prodhuar hidrogjen të pastër nga burime si uji apo gazi natyror.
Sot, shumica e hidrogjenit vjen nga procesi i re-formimit të gazit natyror – një proces gjatë të cilit emetohen dioksidi i karbonit dhe monoksidi i karbonit të cilët janë të dëmshëm për ambientin.
Kostoja e prodhimit të hidrogjenit nga mënyra të rinovueshme mund të bie ndjeshëm nëse kërkesa rritet por kjo mund të ndodhë vetëm nëse qeveritë e ndryshme bien dakord për të ndërtuar politika të përshtatshme dhe të fokusuara.
Ndaj mbetet të shihet me kalimin e kohës – nëse hidrogjeni mund ta konkurrojë vërtetë një ditë elektriken.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta