Franca në pritje të gjyqit historik, gati salla me 550 persona për procesin mbi sulmet e 2015
Gjyqi historik për sulmet e nëntorit të vitit 2015 në Paris, që vranë mbi 100 persona dhe plagosën mbi 1 mijë të tjerë, pritet të nisë 8 shtatorin e ardhshëm.
Për këtë arsye, në një sallë të Gjykatës së Parisit janë vendosur ulëset dhe kamerat e sigurisë, pasi pritet të paraqiten për t’u përballur me akuzat 20 persona, të konsideruar bashkëpunëtorë të autorëve të sulmit.
“Gjithçka është gati. Në sallë mund të ulen deri në 550 persona. Për të janë shpenzuar 8 milionë euro dhe vetë procesi do të jetë i pari i këtij lloji për të gjithë aktorët e tij, avokatët, prokurorët dhe gazetarët. Për herë të parë po shohim një gjyq të këtyre përmasave, edhe nëse i krahasojmë me gjyqet e pasluftës. Nuk kemi parë kurrë një gjyq që të zgjasë kaq shumë si ky për sulmet e 13 nëntorit”, thotë Laurence Barbry, gazetare e “France 3”.
Në tërësi, 130 persona mbetën të vrarë më 13 nëntor të 6 viteve më parë, kur një grup personash të armatosur dhe atentatorë vetëvrasës sulmuan Stadiumin e Francës, sallën e koncerteve Bataclan dhe një seri baresh e kafenesh në rrugët e Parisit.
Përgjegjësia për sulmin u morr përsipër nga Shteti Islamik, që u kishte bërë thirrje anëtarëve të tij për të sulmuar Francën për shkak të përfshirjes së vendit në luftën kundër ISIS në Irak dhe Siri.
Natën e sulmeve, presidenti i atëhershëm Francois Hollande shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në mbarë Francën, që zgjati 2 vjet.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta