Zgjedhjet në Gjermani, kreu i CDU-së prezanton ekipin

3 Shtator 2021 | 12:31

Pasuesi i kancelares Angela Merkel, udhëheqësi i Kristian Demokratëve të Gjermanisë, Armin Laschet prezantoi ekipin e tij të së ardhmes, të cilët mund të jenë pjesë e qeverisjes nëse arrin të fitojë në zgjedhjet e përgjithshme që zhvillohen në 26 shtator.

Armin Laschet, konservatorët e të cilit në sondazhe renditen prapa socialdemokratëve të qendrës së majtë, tha se grupi tetë anëtarësh prej të cilëve katër janë gra dhe katër burra, njëri prej të cilëve edhe më ngjyrë përfaqëson diversitetin e Gjermanisë dhe bllokut të tij konservator.

Ai sfidoi SPD-në e cila në sondazhet e fundit ka siguruar 25% mbështetje dhe kandidati i së cilës për kancelar, Olaf Scholz, është i preferuari i votuesve.

Sulmet konservatore ndaj SPD kanë pasur pak ndikim të dukshëm deri më tani.

Disa sondazhe vijojnë të pasqyrojnë se SPD qëndron përpara konservatorëve. Pavarësisht epërsisë së SPD-së në sondazhe, atyre do t’u duhej të bashkoheshin me dy parti të tjera për të qeverisur.

Një sondazh i parakohshëm sugjeroi që Scholz fitoi një debat televiziv midis kandidatëve kryesorë.

Kancelarja Angela Merkel, në pushtet që nga viti 2005, planifikon të largohet pas zgjedhjeve.

Rrugëtimi i CDU nën drejtimin Laschet shënon një rënie të jashtëzakonshme pas 16 vitesh në detyrë dhe katër fitore të drejtpërdrejta zgjedhore kombëtare nën udhëheqjen e Angela Merkel.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026