BE do bisedojë me talebanët, por nuk do ta njohë qeverinë, deklaron Borrell
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian kanë rënë dakord mbi nevojën për t’u angazhuar me talebanët, por pa njohur qeverinë e re.
Gjatë një mbledhjeje në Slloveni, kreu i diplomacisë së unionit Josep Borrell tha se në këtë moment është e nevojshme të rivendoset prezenca në Afganistan.
“Në mënyrë që të mbështesim popullsinë afgane, do të duhet të angazhohemi me qeverinë e re në Afganistan, gjë e cila nuk do të thotë njohje, por një angazhim operacional”, iu tha Borrell gazetarëve të premten.
Sipas BE, bashkëpunimi mund të vijë vetëm nëse talebanët plotësojnë 5 kushte, përfshi të parandalojnë eksportimin e terrorizmit, respektimin e të drejtave të njeriut, krijimin e një qeverie gjithëpërfshirëse, lejimin e hyrjes së ndihmave humanitare si dhe të lejojnë qytetarët afganë e europianë që duan të largohen nga vendi.
Kur grupi islamik konservator mori pushtetin muajin e shkuar, BE dhe shumë shtete të tjera perëndimore vendosën të tërheqin ambasadat nga Afganistani, duke kufizuar kështu ndikimin e tyre tek administrata e re.
Por tanimë, Brukseli duket se ka ndryshuar linjë, teksa mbetet i kujdesshëm në njohjen zyrtare të talebanëve si dhe se sa e besueshme mund të jetë qeveria e re.
Por nga ana tjetër po përpiqet edhe të shmangë një tjetër fluks masiv emigrantësh që me shumë gjasë mund të shfaqet e të trokasë në dyert e unionit.
LEXONI GJITHASHTU:
Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
SHBA tërheq trupat nga Lituania
Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta