Gratë në Afganistan kërkojnë barazi në vendimmarrjet politike e sociale

3 Shtator 2021 | 20:08

Duke shprehur si rrallë herë pakënaqësinë e tyre, një grup grash protestuan në qytetin e Kabulit, në Afganistan, duke kërkuar të drejtën për të marrë pjesë në politikë.

Korrespondentja e Euronews, Anelise Borges, e ndodhur në kryeqytetin afgan, deklaron se qytetarët janë skeptikë nëse talebanët do t’i mbajnë premtimet e tyre, sidomos pa ndërhyrje të huaj.

 “Ne jemi të gjithë të barabartë. Ne duhet të marrim pjesë në vendimmarrje në politikë, arsim dhe punësim. Të gjithë kemi të drejta, s’mund të rrimë gojëkyçur në shtëpi. Pasi të caktojnë qeverinë, talebanët nuk do të na besojnë. Ata nuk do të na lejojnë të japim mendimin tonë. Do të jenë njësoj si talebanët e 20 viteve më parë. Ne nuk u zëmë besë atyre. Nëse Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera u besojnë, atëherë përse i evakuuan qytetarët e tyre? Kjo më tremb mua dhe të gjitha gratë këtu”,  tha një nga gratë protestuse.

Talebanët kanë premtuar një ekzekutiv të moderuar dhe gjithëpërfshirës, por kanë përjashtuar caktimin e grave në postet kyçe.

 “Shumë njerëz këtu fajësojnë komunitetin ndërkombëtar për braktisjen e Afganistanit pa asnjë garanci për të drejtat e tyre. Tani ata po përpiqen të marshojnë drejt Ministrisë së Brendshme. Por rrugëve ka shumë luftëtarë talebanë, që deklarojnë se gratë protestuese nuk e kanë vendin këtu, por në shtëpitë e tyre”, raporton Anelise Borges, Euroneës:

Nga ana e tyre, rebelët garantojnë se të gjithë qytetarët janë të sigurt dhe se askush nuk do të preket, përfshirë këtu armiqtë e së kaluarës.

 “Të gjithë afganët janë të sigurt këtu. Ne kemi shpallur falje për të gjithë, qofshin kriminelë apo jo. Jeta dhe prona janë të sigurta. Ne do t’i shërbejmë Islamit së pari dhe më pas vendit. Kjo është detyra jonë. Të gjithë duhet të kthehen në atdhe, pasi është mëmëdheu ynë dhe duhet ta ndërtojmë të gjithë së bashku”, u shpreh luftëtari taleban.

Talebanët kanë trashëguar një vend që bazohet kryesisht tek ndihma ndërkombëtare dhe që ndodhet në mes të një krize ekonomike. Punonjësit civilë nuk paguhen prej muajsh dhe valuta vendase po humbet vlerën.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026

Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut

Partia Demokratike në pushtet në Korenë e Jugut ka shënuar një fitore të thellë në zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e pjesshme parlamentare, duke forcuar më...
08:40 | 04/06/2026

Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan

Kina u ka ndaluar hyrjen katër ligjvënësve të Zelandës së Re pas pjesëmarrjes së tyre në një vizitë zyrtare në Tajvan, sipas mediave të Zelandës....
08:30 | 04/06/2026