Mijëra qytetarë në Francë protestojnë kundër lejes shëndetësore
Disa mijëra vetë marshuan kundër lejes shëndetësore në Paris, në një tubim të organizuar nga një eksponent i ekstremit të djathtë.
“Macron, nuk e duam lejen tënde” dhe “Duam liri” ishin parullat që bërtisnin demonstruesit.
Përgjatë marshimit, disa klientë të bareve dhe restoranteve vërshëllyen kundër tyre.
Ndërsa protesta të tilla mbahen çdo të shtunë prej javësh, shumica e qytetarëve francezë i mbështesin rregullat për virusin dhe 73% e tyre kanë marrë një dozë vaksinë dhe 67% janë vaksinuar tërësisht.
“Erdha këtu sot sepse e ndiej që liritë tona po shkelen, ne duhet të jemi të lirë për të vendosur për vaksinën. Nëse do të më duhet të rezistoj duke mos dalë më e duke mos shkuar në restorante derisa leja shëndetësore të hiqet, atëherë do ta bëj”, thotë një qytetar.
Vala e fundit e infektimeve në Francë filloi të tkurret pasi leja shëndetësore hyri në fuqi dhe shtrimet në spitale gjithashtu po bien.
LEXONI GJITHASHTU:
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta